Koreja e Jugut heq Deepseek nga dyqanet e aplikacioneve për shkak të shqetësimeve të privatësisë

nga D V

Koreja e Jugut ka ndaluar shkarkimet e reja të chatbot-it të inteligjencës artificiale (AI) të Kinës DeepSeek, sipas mbikëqyrësit të mbrojtjes së të dhënave personale të vendit.

Agjencia qeveritare tha se modeli i AI do të bëhet sërish i disponueshëm për përdoruesit e Koresë së Jugut kur të bëhen “përmirësime dhe zgjidhje” për të siguruar që ai është në përputhje me ligjet e vendit për mbrojtjen e të dhënave personale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një javë pasi u bë tituj globalë, DeepSeek u bë jashtëzakonisht i popullarizuar në Korenë e Jugut, duke u ngjitur në krye të dyqaneve të aplikacioneve me mbi një milion përdorues javor.

Por rritja e popullaritetit të tij gjithashtu tërhoqi vëmendjen nga vendet në mbarë botën të cilat kanë vendosur kufizime në aplikacion për shqetësimet e privatësisë dhe sigurisë kombëtare.

Kjo erdhi pasi disa agjenci qeveritare të Koresë së Jugut ndaluan punonjësit e tyre të shkarkonin chatbot në pajisjet e tyre të punës.

E presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok e ka përshkruar Deepseek si një “tronditje”, që mund të ndikojë në industritë e vendit, përtej AI.

Pavarësisht pezullimit të shkarkimeve të reja, njerëzit që e kanë tashmë në telefonat e tyre do të jenë në gjendje të vazhdojnë ta përdorin atë ose thjesht mund ta përdorin atë nëpërmjet faqes së internetit të DeepSeek.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More