Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Koreja e Jugut regjistron shifrën më të lartë të rasteve ditore me COVID-19

Me 1.241 raste të reja dhe 17 vdekje në 24 orët e fundit, numri e rasteve arriti në 54.770 ndërsa numri i viktimave në 773. Deri më tani 38.048 persona janë shëruar nga sëmundja.

Koreja e Jugut sot raportoi mbi 1.200 raste të reja me koronavirus (COVID-19), infeksionet më të larta ditore të raportuara që nga shpërthimi i pandemisë, tha Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë së kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve të Koresë së Jugut, me 1.241 raste të reja dhe 17 vdekje tjera në 24 orët e fundit, numri e rasteve arriti në 54.770 ndërsa numri i viktimave në 773. Deri më tani 38.048 persona janë shëruar nga sëmundja.

Rastet ditore të vendit mbetën midis 800 deri në 1.078 gjatë javës së fundit.

Të hënën e kaluar, qeveria ashpërsoi kufizimet e saj të koronavirusit në kryeqytetin Seul dhe zonat e saj përreth dhe ndaloi tubimet e pesë ose më shumë personave për të ndaluar përhapjen e virusit.

Kryeqyteti Seul, provinca Gyeonggi fqinje dhe Incheon janë tashmë nën nivelin 2.5, kufizimet e dyta më të larta të koronavirusit, ku tubimet e 50 ose më shumë personave janë të ndaluara.

Më herët, kryeministri Chung Sye-kyun u bëri thirrje autoriteteve shëndetësore dhe qeverive lokale të përgjigjen “në mënyrë rigoroze” ndaj shkeljeve të rregullave të distancës fizike.

Postime të ngjashme

Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndihmën prej 1.9 trilion dollarësh

T E

Greqia “blindon” Kakavijën, shtrëngohen masat për tu futur në këtë vend

S.B.

SHBA nuk do ta sanksionojë princin saudit, pavarësisht “implikimit të tij në vrasjen e Khashoggit”

S.B.

Miratohet fondi prej 1.9 trilionësh për rimëkëmbje ekonomike në SHBA

S.B.

Italia në alarm nga mutacioni i ri: Fëmijët e kopshteve dhe shkollave po injektojnë në masë familjet e tyre

T E

Falsifikoi rrëmbimin e tij për të shmangur shkuarjen në punë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...