Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Koreja e Jugut voton për qytetet kryesore në zgjedhjet plotësuese

Park Won-soon në Seul dhe Oh Keo-don në Busan vitin e kaluar lëshuan postet e tyre për kryetar bashkie mes akuzave për ngacmim seksual.

Votuesit e Koresë së Jugut gjatë ditës së sotme do të votojnë për kryetar të rinj në dy qytetet më të mëdha të vendit, në Seul dhe Busan.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, votimi u hap në 3.459 qendra votimi në orën 6 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 8 pasdite.

Në Seul gjithsej 8,4 milionë votues kanë të drejtë të votojnë, ndërsa në Busan ka pak më shumë se 2,9 milionë votues.

Park Won-soon në Seul dhe Oh Keo-don në Busan vitin e kaluar lëshuan postet e tyre për kryetar bashkie mes akuzave për ngacmim seksual.

Kryebashkiakët e rinj do të shërbejnë 14 muajt e mbetur të mandatave katër-vjeçare të ish-krerëve.

Zgjedhjet plotësuese shihen si një rast prove për partinë në pushtet para garës presidenciale të caktuar për në muajin mars të vitit 2022.

Presidenti dhe Partia Demokratike në pushtet janë përballur me zemërimin e publikut dhe rënien e vlerësimeve të mbështetjes publike për rritjen e çmimeve të shtëpive, thellimin e pabarazisë dhe rritjen e lidhjeve me Korenë e Veriut.

Postime të ngjashme

Kanali i Suezit vazhdon të mbajë të bllokuar miliona dollarë

Bekim Laçi

Kina dërgon aeroplanë ushtarakë në afërsi të Tajvanit

Bekim Laçi

Gjenevë, sot nis samiti Biden – Putin

Bekim Laçi

Shërbimet sekrete turke arrestojnë liderin e ISIS në Turqi

Bekim Laçi

Rikthehen tensionet në Lindje të Mesme, Izraeli bombardon Gazën pas balonave të zjarrit

Bekim Laçi

Kina garanton sigurinë e centralit bërthamor të Taishan-it

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...