Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Koreja e Veriut kishte tentuar ta hakojë kompaninë AstraZeneca

Zhurnal Ads

Sipas personave të brendshëm, kompania farmaceutike britanike AstraZeneca ka qenë shënjestra e një sulmi nga hakerat e dyshuar kompjuterikë nga Koreja e Veriut.

Sulmuesit përdorën platformat LinkedIn dhe WhatsApp për të kontaktuar punonjësit e grupit, kompani e cila aktualisht është në garë me  kohën për një vaksinë kundër coronavirusit, thanë dy njerëz të njohur me rastin.

Ata dërguan dokumente të manipuluara të aplikimit. Këto përmbanin kod që sulmuesit donin të përdornin për të hyrë në kompjuterët e viktimave të tyre. Sidoqoftë, kjo siç duket nuk pati sukses.

Misioni i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Gjenevë nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Udhëheqja e vendit kryesisht të izoluar kishte hedhur poshtë akuzat për sulme kibernetike në të kaluarën. AstraZeneca nuk pranoi të komentojë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Bitcoini vazhdon të rritet, e kalon shifrën e 34 mijë dollarëve

S.B.

Miliona përdorues të iPhone raportojnē pēr probleme me pranimin e mesazheve dhe njoftimeve nē telefon

S.B.

Një robot e shkroi tërë këtë artikull, njerëz a keni frikë akoma?

admin

Intel shet biznesin e çipeve të memories

admin

Google Maps bëhet një rrjet social me një funksion të ri

admin

OnePlus 8T Cyberpunk 2077 Edition debuton në tregun kinez!

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...