Koreja e Veriut vendos me mijëra mina përgjatë kufirit me Korenë e Jugut

nga D V

Koreja e Veriut ka vendosur, së fundmi, me mijëra mina të reja tokësore përgjatë kufirit të saj me Korenë e Jugut. Shumë ushtarë po punojnë në kushte të vështira, e midis tyre ka pasur dhe viktima të shumta.

“Pavarësisht vapës së madhe dhe sezonit të musoneve, ushtria e Koresë së Veriut ka hedhur mina dhe ka ngritur gardhe muresh përgjatë zonave të vijës së parë”, tha Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Tashmë, kjo zonë është një nga zonat më të minuara në botë. Ushtarët e Koresë së Veriut të mobilizuar për të plotësuar objektivat e urdhëruar nga shteti i tyre kanë jetuar në kushte të papërshtatshme kazerme, duke punuar mesatarisht 12 deri në 13 orë në ditë. Ushtarët e Koresë së Jugut po përgatiten për “dezertime” nga ushtarët e vendit fqinj që punojnë në këto kushte të këqija.

Marrëdhënia midis dy Koreve është në një nga momentet më delikate, pasi udhëheqësi i Veriut Kim Jong Un shpalli Jugun “armikun e tij kryesor” në fillim të këtij viti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More