Agjencia Zhurnal.mk

Koreja e Veriut zhvillon për ditëlindjen e partisë një paradë të madhe ushtarake

Mijëra ushtarë marshojnë pa maska në Korenë e Veriut për ditëlindjen e partisë dhe sundimtari Kim demonstron forcë dhe nis mesazhe paqeje.

Koreja e Veriut festoi 75 vjetorin e themelimit të Partisë së Punës me një paradë ushtarake të pazakontë, e cila u zhvillua gjatë natës. Televizioni shtetëror transmetoi festimet  në kryeqytetin e vendit Pyongyang, në të cilat merrnin pjesë me mijëra ushtarë që marshonin, turma të gëzuara, muzikë ushtarake dhe fishekzjarre.

Raketë e re ndërkontinentale

Në pamjet televizive dukej gjithashtu një raketë e re ndërkontinentale, e cila iu prezantua sundimtarit Kim Jong Un që ndiqte paradën nga tribuna. Ekspertët mendojnë se raketa e re ndërkontinentale është më e madhja e këtij lloji në botë dhe mund ta anashkalojë sistemin e mbrojtjes raketore të SHBA-së. Koreja e Veriut ka testuar në 2017  një raketë që shkon deri në një distancë që prek territorin e SHBA-së.

Sundimtari Kim Jong Un tha në një fjalim se aftësitë ushtarake të vendit do të vazhdojnë të zgjerohen më tej “për vetëmbrojtje dhe si masa parandaluese”. Meqenëse nga Koreja e Veriut nuk është e mundur që mediat të raportojnë rregullisht, është e paqartë se kur është zhvilluar parada. Vëzhguesit supozojnë se kemi të bëjmë me një regjistrim të shtunën në mbrëmje.

Pa maska

Kim u shpreh edhe për pandeminë globale: “Asnjë person i vetëm” në Korenë e Veriut nuk është infektuar deri tani me virusin Corona, tha ai. Pas rasteve të para të njohura në Kinë, udhëheqja në Pyongyang mbylli kufijtë me vendin fqinjë. Gjatë paradës në sheshin Kim Ir Sung në kryeqytet, as ushtarët dhe as spektatorët nuk mbanin maska.

Kim, i cili në të kaluarën ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen me retorikë luftarake, iu drejtua kësaj here qeverisë në Seul me tone pajtuese. Ai tha se shpreson që Koreja e Veriut dhe e Jugut do të shtrëngojnë përsëri duart pas përfundimit të krizës së Coronas. Kim Jong Un, që mendohet se është 36 vjeç, vazhdon ta udhëheqë Korenë e Veriut në mënyrë diktatoriale që nga vdekja e babait të tij Kim Jong Ir në fund të 2011./DW

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...