Agjencia Zhurnal.mk

Koreja Jugore raporton më së paku raste të reja të koronavirusit në katër javë

Koreja Jugore e ka raportuar numërin më të vogël të rasteve të reja të koronavirusit në katër javët e fundit, duke i shtuar shpresat se edhe përhapja jashtë Kinës do të fillojë të zvogëlohet.

Ky shtet i regjistroi 64 raste të reja me virusin Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në 8961 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar, ndërsa 111 kanë vdekur.

Rreth 20 mijë njerëz testohet për çdo ditë për koronavirus në Korenë Jugore. Kjo është mesatare më e lartë në krahasim me numrin e popullsisë se në të gjitha shtetet e tjera.

Vendi e ka krijuar një rrjet të laboratoreve publike dhe private dhe njerëzit mund të testohen edhe në disa qendra të tjera.

Koreja Jugore e kishte përdorur këtë metodë pas përhapjes së sindromit MERS në vitin 2015, kur 36 persona kishin vdekur, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet kanë kërkuar nga udhëheqësit fetarë që ta kontrollojnë temperaturën e besimtarëve dhe t’i mbajnë me distancë prej dy metrave nga njëri-tjetri gjatë cerenomine fetare.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...