Agjencia Zhurnal.mk

Koreja Jugore thotë se po e lufton valën e dytë të koronavirusit

Autoritetet shëndetësore në Korenë Jugore për herë të parë të hënën kanë thënë se vendi është në mesin e një vale të dytë të koronavirusit përreth kryeqytetit Seul, e nxitur nga përhapja që e ka prejardhjen nga një festë në maj.

Qendra Koreane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve më parë ka thënë se vala e parë e virusit në këtë shtet asnjëherë nuk ka përfunduar deri më tani, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, drejtori i kësaj qendre, Jeong Eun-kyeong, tha të hënën se është bërë e qartë se një fundjavë festive në pjesën e parë të majit e ka shënuar fillimin e një vale të re të infektimeve, kryesisht në zonat me popullsi të dendur në Seul, ku më parë ishin regjistruar më pak raste.

“Në zonën metropolitan, ne besojmë se vala e parë ka qenë nga marsi në prill dhe nga shkurti në mars. Pastaj, shohim se ka vazhduar vala e dytë, e cila është nxitur nga festa në maj”, tha ai.

Në fund të shkurtit, Koreja Jugore e kishte shënuar kulmin e përhapjes së virusit me mbi 900 raste të infektimeve në ditë. Ky shtet ishte i dyti që kishte përjetuar numër të madh të rasteve pas Kinës.

Sidoqoftë, fushata e gjerë e testimit dhe përcjelljes kishte ndikuar në zvogëlimin e numrit të rasteve në fund të prillit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...