Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dimitrov: Korniza negociuese të fokusohet në reformat, jo në historinë

Shkup, 29 janar – Ne jemi të përkushtuar ta fillojmë procesin inkuadrues. Dhe do të mbetemi këmbëngulës në kërkesën për dinjitet, zgjidhje evropiane, zgjidhje të sfidës me të cilën u përballëm. Kyç është vullneti politik, dhe mendoj se duhet të bashkohemi si shoqëri, si komb, jo vetëm shteti, para së gjithash Qeveria, mediumet dhe shoqëria qytetare të bëjmë përparim në evropianizim pa dallim që për momentin nuk jemi në procesin inkuadrues.

Këtë sot e deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov në konferencën “Roli I mediumeve dhe organizatave qytetare në procesin e integrimeve”, në organizim të Qendrës së Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) dhe Televizionit Tellma.

Sipas tij, nga atje është shumë me rëndësi edhe miqtë tanë në Bruksel dhe në vendet-anëtare të ndihmojnë që ky process inkaudrues me të vërtetë të bazohet në merita dhe me të vërtetë të thotë sjellje të parimeve dhe standardeve evropiane në Maqedoninë e Veriut.

“Përparimi ynë nga korniza e ardhshme negociuese duhet të varet nga ajo se sa me sukses I sjellim direktivat evropiane dhe i implementojmë, sa me sukses luftojmë kundër korrupsionit, sa I kemi të lira mediumet e jo nga ajo, për shembull, e përmenda historinë, sad he si reflekton komisioni për çështje historike dhe arsimore mes nesh dhe ana tjetër, në rastin, Bullgaria. Sepse nëse nga kjo varet përparimi, atëherë pyetja është nëse dhe çka kemi bërë nga procesi inkuadrues në kuptimin e veglës reformuese. Unë mendoj se është koha të tregojmë se mundemi, në të vërtetë nëse I merrni parasysh kriteret politike, ne jemi madje edhe diç përpara lidhur me gatishmërinë dhe progresin e përgjithshëm, madje edhe lidhur me vendet të cilat me vite në procesin inkuadrues”, tha Dimitrov, përcjell Zhurnal.mk

Vlerësoi se vetë procesi I inkuadrimit në kuptimin e aktivitetit reformues është më I rëndësishëm se qëllimi kryesor.

“Ne nëse nesër bëhemi vend-anëtar I BE-së gjërat nuk do të ndryshojnë shumë. Punët do të ndryshojnë, nëse shoqëria jonë bëhet një demokraci normale evropiane ku do të ketë gjyqësi të pavarur, ku liria e mediumeve do të jetë prioritet kulmor, ku shteti juridik do të mundësojë ede zhvillim ekonomik dhe do të rezultojë me një demokraci prosperuese. Në atë kuptim sepse procesi është më i rëndësishëm se qëllimi, mendoj se shumë do të ndihmohemi nëse kemi sukses që këtë vit të dëshmojmë se mundemi të gjithë së bashku si shoqëri të bëjmë hapa të rëndësishëm përpara në sferat kyçe”, theksoi ai.

Theksoi se kjo do të jetë e mundur dhe nëse ka presion dhe thjerrëz nga ana e mediumeve, nëse ka presion, këshilla dhe kritika nga organizatat qytetare, nëse, siç tha, e dimë se opinion dëshiron dhe të ardhmen e sheh evropiane, atëherë edhe politika edhe ata që janë kryesisht të kahëzuar pro reformave, edhe ata  që atë e bëjnë në nivel të deklaratave do të duhet të prodhojnë rezultat, do të kenë interesa të tillë.

Lidhur me vizitën e paradokohshme në Bruksel, së bashku me shefin e diplomacisë, Bujar Osmani, Dimitrov theksoi se I kanë freskuar pozicionet tona. “Mendoj se është e dobishme kohë pas kohe frskim I pozicioneve tona. Ekziston investim I përbashkët, ka interest ë madh në Bruksel për sukses këtë vit unë shpresoj se të gjithë së bashku do të kemi sukses të gjejmë zgjidhje evropiane dhe do ta tejkalojmë këtë sfidë dhe kjo është mire edhe për ne edhe për Bullgarinë dhe rajonin dhe për tërë Bashkimin Evropian”, tha Dimitrov.

Përsëriti se ne nuk luftojmë vetëm  për identitetin maqedonas, por njëkohësisht luftojmë edhe për identitetin e BE-së si bashkësi të vlerave, llojllojshmërive kulturore dhe gjuhësore në kontinentin evropian. (Zhurnal.mk)

“Nuk dëshiroj ta nënvlerësoj procesin inkuadrues, rëndësia e tij është e madhe dhe sipas të gjitha gjasave është vegla më e mire që ekziston që një vend të reformohet. Nëse e keni në duar vegla, e keni filluar procesin aderues, kjo vetvetiu nuk garanton se ai transformim do të jetë I suksesshëm nëse nuk keni vullnet të mirëfilltë politik, para së gjithash në qeverinë e një vendi të caktuar se punët do të shkojnë mjaft shpejtë dhe me cilësi në drejtimin e duhur”, tha Dimitrov.

Theksoi se është jashtëzakonisht me rëndësi që korniza negociuese të fokusohet në përparimin në reforma, e jo në të historia të marrë vend qendror.

“Korniza negociuese është çështje për të cilën akoma Bullgaria fqinje nuk ka konsensus mes vendeve-anëtare. Që procesn inkaudrues të evropianizohet, është jashtëzakonisht me rëndësi korniza negociuese të fokusohet në përparimin e reformave. Nëse historia merr vend qendror në kornizën negociuese, atëherë pyetja është nëse dhe në çfarë mase një proces i tillë do të evropianizojë apo ndërkaq do të ballkanizojë”, nënvizoi Dimitrov.

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...