Agjencia Zhurnal.mk

“Korona”, MPB-ja shoqëron shtetasit e huaj drejt vendeve të tyre

Shkup, 16 mars – Zhurnal.mk – 54 shtetasit që ishin bllokuar në Aeroportin e Shkupit, pas kthimit nga Katari, më në fund, janë dërguar drejt vendeve të tyre.

Bëhet fjalë për 32 shtetas nga Shqipëria dhe 22 shtetas nga Kosova. Të shoqëruar me konvojë policorë, këta shtetas janë hipur në autobusë, për t’u pranuar nga shtetet respektive, falë procedurave të përshpejtuara nga Ministria e Brendshme, ajo e Jashtme, dhe në koordinim me ambasadorët në vendin tonë.

Nga ana tjetër, policia është duke marrë masa të rrepta në bllokimin e rrugëve, ndërkohë që priten direktiva dhe vendime nga Qeveria, për mbylljen e mundshme edhe të linjave ajrore.

Po ashtu, policia pritet të shoqërojë edhe 13 shtetas të Kosovës, të cilët ishin në Maqedoni, të mbetur për shkak të krizës me virusin Korona.

“Qytetarët Kosovar të cilët u gjetën në masat e Qeverisë për tu ndaluar në qytetin e Dibrës, sot kemi marrë qëndrim që ata tu barten autoriteteve të Kosovës dhe për të vazhduar trajtimet, varësisht se si do të jetë situata me ata. Kemi trajtuar po ashtu edhe mundësinë që me protokolle shtesë të munden edhe kompanitë të cilat i furnizojnë me ushqime sidomos me prodhimet e qumështit të futen në qytetin e Dibrës” u shpreh Agim Nuhiu, zv/Ministër i Brendshëm.

Lidhur me masat që duhet të respektohen, policia, në bashkëpunim edhe ministrinë e Shëndetësisë, ka garantuar monitorim, ndjekje si dhe ruajtje në karantinë të personave të dyshuar me simptoma. Shifrat e fundit, për mbikëqyrje, nga ana e policisë, flasim për rreth 241 persona, dhe rreth 150 prej tyre janë vetëm në Shkup. Nuk do të thotë se janë në karantinë, por në monitorim, për shkak të rrezikshmërisë së tyre, pas kthimit nga shtete të tjera.

“Në pajtueshmëri me vendimet e fundit të Qeverisë, do të diskutojmë edhe për atë që në kontroll të inkuadrohet edhe Ministria e Brendshme. Ne e diskutuam këtë dhe mendojmë se ky është edhe një mekanizëm që njerëzit në mënyrë të rreptë tu përmbahen atyre rekomandimeve” u shpreh Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Kemi ngritur masat edhe në drejtim të respektimit të mbikëqyrjes së personave të cilat janë të rekomanduar nga Inspektorati shëndetësor. Bëhet fjalë mbi 200 persona. Dhe ne brenda ditës dy herë i komunikojmë ata”, tha Agim Nuhiu, zv/Ministër i Brendshëm.

Nga ministria e Brendshme njoftojnë se masat janë të rrepta, madje kufijtë tokësorë do të mbyllen për të gjithë shtetasit e huaj. Po ashtu, në mënyrë shtesë, edhe kufiri i gjelbër, është në monitorim të rreptë, në rast të kalimit ilegal. Mësohet se të paktën 60 pjesëtarë të ushtrisë janë vënë në ruajtje të kufirit të gjelbër vetëm me Shqipërinë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...