Agjencia Zhurnal.mk

Korona Virusi, ve në rrezik edhe online mediat për ekzistimin e tyre!

Shkup, 18 mars, Zhurnal.mk – Qeveria e Maqedonisë së Veriut këto ditë po vërshon me pres konferenca të shumta për të informuar qytetarët lidhur me pandeminë që e ka kapluar vendin. Ajo përmes rrjeteve sociale po publikon edhe video, gjegjësisht po ngritë fushatë ku iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë rekomandimet e autoriteteve që pandemia mos të përhapet edhe më shumë.

Por sipas disa pronarëve të mediumeve kjo nuk është mënyra më e sofistikuar për të informuar gjithë qytetarët e vendit. Ata thonë se nga profili i Ministrit Filipçe në Facebook nuk mund të vijë informacione te shumica e qytetarëve, ndërsa më efektive do të ishte që fushatat të lëshoheshin në disa media sesa vetëm në disa “fan page” në rrjetet sociale.

Pronari i Agjencisë së Lajmeve INA, Naser Pajaziti thotë se mediat dhe gazetarët përpos mjekëve janë më të ekspozuarit dhe më të sfiduarit në këtë situatë të pandemisë, sa i përket rrezikshmërisë, por edhe përgjegjësisë gjatë raportimit.

Por nga ana tjetër, ai thotë se askush nuk pyet se mediat dhe gazetarët si po e mbijetojnë këtë situatë, duke pasur parasysh aspektin financiar dhe kapacitetet e tjera.

“Ne po ballafaqohemi me rënien rapide të reklamimit, por edhe të hyrave të tjera. Andaj institucionet duhet të kthejnë vëmendjen edhe ndaj mediave, sepse një pjesë e tyre vështirë e ka të mbijetojë në situata të këtilla. Andaj fokusi i Qeverisë duhet të jetë tek fushatat mediatiake sensibilizuese që do ti shpërndajë përmes mediave. Efekti i sensibilimit dhe rekomandimeve mund të jetë më efikas nëse do të kemi një shtrirje më të gjerë, dhe jo vetëm përmes një profili të ministrit, siç po e shohim tani punën e palodhshme dhe të vlerësuar të ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe”, ka deklaruar Pajaziti për Zhurnal.

Ai mes tjerash thotë se Qeveria siç ka menduar subvencionimin e mediave të shtypura, ashtu duhet të kthejë vëmendjen dhe të mendojë edhe për mediat e tjera, përfshirë edhe mediat online profesionale me staf gazetarësh, që u paguhen kontributet dhe resurse tjera.

Nga ana tjetër, botuesi i gazetës Lajm, Fejzi Hajdari thotë se Qeveria deri më tani realitivisht mirë po e menaxhon situatën duke informuar popullatën por sipas tij duhet edhe më shumë të zgjerohet fushata informuese me qëllim që asnjë qytetarë të mos mbetet pa informatat kryesore sa i përket situatës së krijuar.

“Duke pasur parasysh se deri tani nuk kemi pasur situatë të ngjashme, mendoj se Qeveria deri tani relativisht mirë është duke e informuar popullatën. Kuptohet që me zhvillimin e situatës duhet të përmirësohet edhe të zgjerohet fushata informuese, me qëllim që asnjë qytetar të mos mbetet pa informatat e nevojshme për të tejkaluar sa më mirë rrezikun nga epidemia”, ka deklaruar për Zhurnal, Fejzi Hajdari-botues i gazetës Lajm.

Ndërkaq, pronari i Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, Bexhet Muslia thotë se veprimet e qeverisë që gati çdo dy orë mbanë pres konferenca janë të domosdoshme, por sa arrijnë informacionet deri te gjithë qytetarët ajo është pikpyetje.

Muslia tregon se po ndjekë situatën e pandemisë edhe në vendet e rajonit, dhe për dallim nga vendi jonë, aty informacionet dhe rekomandimet, qeveritë përkatëse i kanë lëshuar edhe në mediumet online.

“Atë që po bënë Qeveria aktuale, teknike me çdo dy orë, online “LIVE” pres konferenca për të informuar qytetarët lidhur me pandeminë që e ka kapluar vendin, janë të domosdoshme. Por shtrohet dilema, a arrijnë këto informacione deri tek të gjithë qytetarët vetëm me postime në faqen zyrtare, është një pikpyetje e madhe. Unë përpos në vendit tonë, vazhdimisht po ndjek situatën e pandemisë edhe në shtete tjera, dhe të gjitha informacionet i marë në online media. Madje JO vetëm informacionet, por gati në çdo online medium, i gjenë apelet, rekomandimet, sugjerimet, fushatat që ka qeveria ndaj qytetarëve. Ndërsa këtu te ne, deri më tani qeveria po luan rolin edhe të medias”, thotë ai.

Madje, Muslia nuk përjashtoj=n mundësinë që nga kjo situatë, edhe mediat do të kenë vështërsi për mbijetesë, nga se po paralajmerohet që vendi ynë do të ketë një krizë të thellë ekonomike, e përderisa kjo krizë do të ekzistojë, askush nga kompanitë nuk do të reklamohen.

“Rastë më konkret se rezikë do kenë edhe mediat online, vetëm se shenjat e para kanë arritur në redaksin tonë, ku gati se gjithë fushatat nga kompanit, janë tërhequr. Dhe kjo po ve në breng të madhe, se sipas paralajmërimeve, kjo situatë mund të zgjas gati deri në nji vit. Andaj apeloj deri te Qeveria që të shqurtoj mundësi edhe për mbështetje të online mediave”, përfundon Bexhet Muslia – Pronar i Agjencisë së Lajmeve Zhurnal.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...