Japonia ka ndaluar shfaqjen publike të pishtarëve olimpikë dhe paraolimpikë pas një rritje të madhe të të infektuarve me korobavrius. Kryeministri Yoshihide Suga ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për Tokion dhe zonat përreth, transmeton “Zeri.info”
Tokio raportoi 2,447 raste të reja të infeksionit të enjten, e cila është një kërcim i madh për vendin.
Për shkak të pandemisë së virusit korona, Lojërat Olimpike në Tokio, të cilat supozohej të mbaheshin verën e kaluar, u shtynë për një vit dhe do të fillojnë në 23 korrik. Lojërat Paraolimpike do të fillojnë në 24 gusht.
Një deklaratë nga autoritetet e Tokios thotë se vendet ku ishin ekspozuar pishtarët do të anulohen që nga sot, dhe se do të jetë kështu të paktën deri më 29 janar.
Gjendja e jashtëzakonshme në Tokio do të zgjasë të paktën deri në javën e parë të shkurtit, prandaj të gjitha manifestimet e planifikuara në lidhje me pishtarin olimpik do të shtyhen.
Stafeta e flakës Olimpike duhet të fillojë në 25 mars, me pjesëmarrjen e 10,000 vrapuesve.
Në një sondazh të kryer muajin e kaluar nga televizioni kombëtar japonez NHK, nga 1,200 të anketuar, 63% besojnë se Lojërat duhet të shtyhen ose të anulohen përsëri.