Agjencia Zhurnal.mk

Koronavirusi i Kinës nuk paraqet ndonjë kërcënim të mundshëm për Turqinë

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka deklaruar se koronavirusi me origjinë nga qyteti kinez Wuhan nuk është i ndonjë rreziku të veçantë për Turqinë.

Duke folur në panelin editorial të AA-së në Ankara, Koca theksoi se autoritetet turke do të izolojnë pacientët e ekspozuar ndaj sëmundjes që mbërrijnë në Turqi nga Kina.

Koca njoftoi se sot më vonë Ministria e Shëndetësisë do të zhvillojë një takim për vlerësimin e rrezikut mbi koronavirusin.

Jashtë Kinës, virusi ka prekur njerëzit në Tajvan, Japoni dhe Kore të Jugut.

Deri më tani, koronavirusi ka marrë jetën e 9 personave.

Pekini ka deklaruar se lloji i ri i koronavirusit nuk është ngjitës, por Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk përjashton transmetimin e virusit në kushte të caktuara nga personi në person.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...