Agjencia Zhurnal.mk

Koronavirusi ia solli një të mirë Italisë, bie niveli i smogut

Në bazë të pamjeve satelitore, niveli i smogut në pjesën veriore të Italisë ka rënë në masë të madhe, gati një muaj pas hyrjes në fuqi të masave të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit.

Niveli i dyoksidit të azotit – i paraqitur me ngjyrë portokalli të mbyllët në hartë – duket se ka rënë, duke u mbështetur në pamjet e satelitit Sentinel 5 të Programit Evropian të Kopernikut, të udhëhequr nga Komisioni Evropian.

Përmirësimi i cilësisë së ajrit u paraqit me hartë përgjatë periudhës kohore trijavore, duke nisur nga 14 shkurti, më pas më 24 shkurt, 4 mars dhe 8 mars, shkruan “Daily Mail”.

Këto pamje u publikuan nga Santiago Gasso, hulumtues në Universitetin e Uashingtonit dhe në NASA.

https://earther.gizmodo.com/satellites-show-italys-air-pollution-dissipating-as-cov-1842316669?utm_medium=sharefromsite&utm_source=earther_twitter

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...