Agjencia Zhurnal.mk
Opinion Shqipëri

Koronavirusi nuk kursen as diplomatët me imunitet në Tiranë

nga Adelina Hasanpapa

Situata dhe problemet e shkaktuara gjatë vitit 2020, nga pandemia e COVID-19, nuk kanë kursyer as jetët e shtetasve të huaj që punojnë e jetojnë në Shqipëri.
Infektohen me koronavirus dhe janë në gjendje jo të lehtë shëndetësore shumë prej diplomatëve rus të atashuar në Ambasadën ruse në Tiranë si dhe familjarët e tyre. Burime të faktor.al pranë një laboratori në Tiranë konfirmuan se disa shtetas kanë bërë analiza dhe kanë dalë pozitiv me COVID19.

A janë përfshirë në statistikat zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë këto raste me covid 19???

Asnjë reagim zyrtar nga ambasada për këtë çështje por as nuk janë bërë publik gjendja e tyre. Shumë prej personelit të ambasadës ruse në Tiranë dyshohet kanë bërë tamponin dhe kanë rezultuar pozitiv me covid 19 dhe janë nën kujdes intensiv mjekësor.

Vlen të theksohet se pavarësisht infektimeve personeli diplomatik dhe zyra konsullore kanë vazhduar punën normalisht. Takime në ambasadë, jashtë ambasade edhe me shtetas shqiptar dhe duket se karantinimi është zgjidhje për ta.

Në web site e ambasadës ruse www.albania.mid.ru/ dhe zyrës konsullore nuk ka asnjë njoftim për reduktim apo mbyllje edhe të përkohshme të zyrave.

Nëse Shqiptarët do të presin akoma vaksinën duket e çuditshme që Vaksina sputnik V që do jepet falas për shtetasit rus nuk përdoret nga vetë rusët edhe kur janë të sëmurë.

Përse diplomatët rus dhe familjarët e tyre nuk përdorin Vaksinën Sputnik V, kjo mbetet mister. Lind pyetja nëse Vaksina Sputnik V është efikase pasi nëse do të kishte efikasitet atëherë përse do të kishim kaq shumë të sëmurë në ambasadën më të rëndësishme të Rusisë në Rajonin e Ballkanit??

Kujtojmë se Rusia ishte nga vendet e para që zyrtarizoi vaksinën sputnik V dhe efikasitetin e saj nga covid 19.
Një gjë është e sigurt Covid 19 nuk toleron asnjë pavarësisht se kujt nacionaliteti je dhe çfarë grup moshe.

Postime të ngjashme

Fotografia e rrallë nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë

T E

Transportonin 27 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë

T E

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

Senatori amerikan nderon imamin shqiptar në Nju Jork

T E

Covid shuan familjen Cara, ndërron jetën babai, nëna dhe djali i vetëm

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...