Agjencia Zhurnal.mk
Bota

‘Koronavirusi po vret një amerikan në çdo minutë, 1700 viktima në një ditë

Është përkeqësuar situata nga koronavirusi në SHBA, ku me këtë ritëm, po vret të paktën një amerikan në çdo minutë.

Të paktën 1,707 viktima të reja nga Covid-19 u raportuan të martën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Ky është numri më i lartë ditor i vdekjeve që nga 14 maji.

Dr. Jonathan Reiner, një profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit George Washington tha se situata vetëm po përkeqësohet.

“Numri i tmerrshëm i vdekjeve që pamë dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasqyron numrin e njerëzve që ishin infektuar tri javë më parë – dy deri tre javë më parë, sepse kjo është vonesa,” tha Reiner të mërkurën.

Sipas tij në javët e ardhshme parashikohen 3,000 vdekje në ditë.

“Mesatarisht, dy deri tre javë më parë, ne po shihnim 70,000 deri 80,000 (të reja) raste në ditë. Dje, kishte rreth 155,000 (raste) të reja. Pra, nëse jeni të alarmuar në 1,700 vdekje sot, dy deri në tre javë nga tani, ne do të shohim 3,000 vdekje në ditë”- tha ai.

Ndërsa disa spitale po shterojnë nga punonjësit e kujdesit shëndetësor, SHBA vendosi një rekord të ri për pacientët e shtruar me Covid-19, me 76,830 të shtruar të martën.

Postime të ngjashme

Biden zyrtarisht firmos si festë zyrtare ditën që përkujton fundin e skllavërisë

Dafina Vidishiqi

Italia lanson “pasaportën e vaksinës” të BE-së, planifikon për të hequr detyrimin për mbajtje të maskës

Dafina Vidishiqi

Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin serb në Bosnje

Dafina Vidishiqi

Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën

Dafina Vidishiqi

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dafina Vidishiqi

Amerika do të investojë 3.2 miliardë dollarë për të zhvilluar tableta kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...