Agjencia Zhurnal.mk

“Koronavirusi, sfida më e madhe që pas Luftës së II Botërore”

Përhapja e koronavirusit është sfida më e madhe për botën që pas Luftës së Dytë Botërore, ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Paralajmërimi i tij vjen teksa ekspertët kanë parashikuar goditje të madhe për ekonominë për shkak të masave që shtetet kanë ndërmarrë për të luftuar virusin COVID-19.

Koronavirusi po sulmon thelbin e shoqërisë, duke kërcënuar që të shkatërrojë jetesën dhe të marrë vetë jetën e njerëzve. Duhet një përgjigje e menjëhershme dhe e bashkërenduar për të këputur zinxhirin e transmetimit dhe për t’i dhënë fund pandemisë”, u shpreh Guterres.

Ai u bëri thirrje vendeve më të industrializuara që të ndihmojnë shtetet që kanë më pak kapacitete.

Raporti i OKB-së evidentoi se në të gjithë botën mund të humben 25 milionë vende pune. Parashikohet gjithashtu që të ketë rënie 40% të investimeve të huaja direkte në gjithë globin.

Të martën, Banka Botërore paralajmëroi se vështirësitë ekonomike janë të pashmangshme për të gjitha shtetet.

Numri i personave të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën aktualisht është 860 mijë dhe mbi 42 mijë të vdekur. Në SHBA numri i vdekje është mbi 4 mijë, shifër që ka tejkaluar edhe vdekjet në Kinë të raportuara për shkak të kësaj sëmundje.

Ndërsa në Europë, Italia dhe Spanja kanë numrin më të lartë të vdekjeve dhe të personave të infektuar. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar kanë humbur jetën deri tani 1789 pacientë. Mes viktimave është edhe një djalë 13-vjeçar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...