Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Korrupsioni luftohet vetëm përmes gjyqësorit efikas, ministritë hedhje e hirit në sy

Shkup, 12 prill – Zhurnal – Rruga dhe mënyra e vetme e drejtë për luftë kundër korrupsionit është funksionimi i mekanizmave të pavarur mbrojtës siç janë Avokati i Popullit, Antikorrupsioni, gjykata Kushtetuese, përfshirë tërë sistemin e gjyqësorit, është shprehet ekspertja e kësaj lëmie Mirjana Najçevska.

Në një bashkëbisedim me Zhurnal.mk, ajo komentoi deklaratën e zëvendëskryeministri të angazhuar për luftë kundërt korrupsionit dhe krimit, Ljupço Nikollovski i cili kërkoi nga qytetarët të përfshihen në luftën kundër korrupsionit, duke thënë se është detyrë e organeve të shtetit të luftojnë krimin dhe korrupsionin duke krijuar mekanizma të shëndoshë, sepse përfshirhja e qytetarëve është diçka vullnetare.

Përfundimisht thotë ajo, lufta kundër këtij fenomeni nuk bëhet duke themeluar ministri.

“Themelimi i ministrive për gjoja luftën kundër korrupsionit është hedhje e hirit në sytë e qytetarit, një shou performancë nga e cila përfundimisht nuk ka asnjë rezultat as që do të ketë ndikime pozitive. Ka mënyra të ndryshme përmes të cilave shtetet kanë shënuar sukses në luftën kundër korupsionit, që bëhet përmes institucioneve që janë themeluar për këtë qëllim”, thotë ajo.

Më herët Najçevska ishte e ashpër në kritikat e saja adresuar peshkopëve Petar dhe Agatangell të cilët trajtohen për Kovid, në njërin prej spitaleve private në Maqedoni, duke pyetur se nga i kanë të hollat, gjë të cilën fundja e bëjnë edhe disa zyrtarë të shtetit.

E pyetur nëse kjo mund të zgjidhet përmes vetingut, ose kontrollit të pasurisë së zyrtarëve publik, Najçevska shprehet se vetingu nuk ndihmon nëse nuk kemi prokurori Publike të pavarur dhe gjyqësor të pavarur dhe mekanizma të pavarura të kontrollit të cilët do të merren me këtë problematikë. Në aktualitetin tonë thotë ajo, vetingu mund të dirigjohen politikisht dhe të shërbejë për të sulmuar oponentin politik.

“Kuvendi e ka patjetër të marrë pjesë në atë që paraqet pavarësi e gjyqësorit, të angazhohen njerëz në gjykatën Kushtetuese të cilët do të kenë guximin ti kundërvihen shkeljes së ligjit dhe mosndëshkimit dhe, përfundimisht do të mund të vënë në përdorim elemente brenda Kuvendit të cilët do të mundësojnë hetime speciale për shkeljet e ligjit nga funksionerët”, thotë Najçevska.

Kujtojmë se renditja e Maqedonisë së Veriut në vendin e 111-të sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparensi Interneshnl për vitin 2020 është më e keqja në historinë e vendit që prej kur bëhet matja.

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...