Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

KORRUPSIONI/Më shumë flitet sesa dëshmohet, Amerika kërkon vepra!

Shkup, 9 shkurt – Indeksi i perceptimit të korrupsionit të “Transparency International” për vitin 2020 është një sinjal i qartë se luftimi i korrupsionit mbetet një detyrë mjaft e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe fokus i partneritetit strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Bërns, pas publikimit të Raportit. “Korrupsioni kërcënon të gjitha elementet të cilat lidhin shoqëritë tonë, besimin në njëri tjetrin dhe tek Qeveria, besimin në drejtësi të drejtë dhe të barabartë dhe besimin për të rritur dhe zhvilluar ekonominë”, ka theksuar Bërns.

Se “beteja” e SHBA-së në luftën ndaj korrupsionit në Maqedoninë e Veriut është serioze flasin edhe konkluzionet e raportit “OJQ-të dhe media kundër korrupsionit – Koalicioni për Tolerancën zero”. Raporti thekson se edhe në vitin 2005, Ambasada amerikane publikoi një listë të zezë të çështjeve të papërfunduara të korrupsionit në gjykatat e Maqedonisë. Kjo, atë kohë ka dhënë alarmin dhe shqetësoi gjyqtarët, veçanërisht kryetarët e gjykatave. Gazeta e atëhershme “Vreme” shkruante se ambasadori i SHBA-ve në vend, Lorens Batler, ka porositur kryeministrit e atëhershëm Vlado Buçkovski se “asnjë çështje në lidhje me një politikan të korruptuar nuk është mbyllur”, përcjell Zhurnal.mk

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, në kontekstin e njoftimit të spastrimit të gjyqësorit, përshtypja se ka raste të tilla është pothuajse identike. Komisioni i sapo formuar për parandalimin e korrupsionit, po sa filloi me punë zyrtarisht u përmbytë me iniciativa për të hetuar korrupsionin, konfliktet e interesit dhe ndikimet. Sidoqoftë, në vitin 2019, kishte vetëm disa gjyqtarë që ishin nën vëzhgimin e anti-korrupsionerëve. Raporti i Komisionit për parandalimin e Korrupsionit për vitin 2019 tregoi se vetëm në pesë raste u diskutuan për ndikimin e gjyqtarëve në punësimin e djemve, vajzave dhe nipërve dhe mbesave të tyre, dhe që të pesë u mbyllën sepse nuk u pa që të kishte ndikim në punësim. Një rast ka të bëjë me punësimin e nipit të ish-kryetarit të Gjykatës penale të Shkupit, për të cilin Komisioni për parandalimin e Korrupsionit informoi se lëndën e njëjtë e kishte dërguar në zyrën e prokurorisë së Shkupit, por nga atje u informuan se nuk mund të vepronin për shkak se lënda ishte vjetërsuar, shkruan Zhurnal.mk

Përveç kësaj, antikorrupsionerët hapën edhe çështjen e hetimit të pasurisë së pesë gjyqtarëve të përmendur në raportin e Departamentit të Shtetit. Megjithatë, me kalimin e kohës, ai rishikim nuk premton të zbulojë pasurimin e paligjshme të gjyqtarëve. Një procedurë për këtë rast tashmë është ndaluar. Policia Financiare, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e të Hyrave Publike nuk gjetën pasurim disproporcional të gjyqtarëve. Për gjyqtarët, si dhe për të gjithë zyrtarët e tjerë, siç janë ministrat, kryetarët e komunave, deputetët, drejtorët, Antikorrupsioni ka konstatuar pa softuer që do të lidhet me institucionet e tjera, është shumë e vështirë të provosh nëse dikush është i pasur në mënyrë disproporcionale dhe nëse një gjyqtar ka një pronë të pa raportuar.

Dhe kur gjyqtarët nuk raportojnë, ose japin informacion të pasaktë, ata përfundojnë vetëm me një urdhër kundërvajtje. Ky ishte rasti në vitin 2013, kur Antikorrupsioni i atëhershme paraqiti urdhra për shkelje kundër 26 gjykatësve për mos raportimin e ndryshimeve të pronës. Ky ishte rast i vitit të kaluar kur akuzat për kundërvajtje u ngritën kundër 17 gjykatësve për pronë të padeklaruar. Nëse marrim numrin e përgjithshëm të gjyqtarëve në vend, kjo do të thotë që pwr rreth tre përqind tw gjyqtarëve ka pasur një urdhër të tillë. Në vitin 2020, janë refuzuar gjashtë raportime për pasurinë e padeklaruar të gjyqtarëve. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...