Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Korrupsioni rrënon jetën e qytetarëve dhe imazhin e shtetit

Shkup, 8 shkurt – Rreth 80% e qytetarëve të komunave Gostivar, Manastir, Kavadarc, Kumanovë dhe Shtip të përfshira në hulumtim e Asociacioni për Iniciativë Demokratike (ADI), si pjesë e projektit të USAID për pjesëmarrje qytetare, besojnë se korrupsioni është rritur krahasuar me 10 vjet më parë. Sipas qytetarëve, faktori më i rëndësishëm për korrupsion është dëshira për t’u pasuruar shpejt e njerëzve të pushtetit, dhe faktori më pak i rëndësishëm është të ardhurat e ulëta të nëpunësve publikë.

“Rreth 80% e qytetarëve në pesë komunat e anketuara u është kërkuar ryshfet gjatë vitit të kaluar. Nga qytetarët që u është kërkuar ryshfet 35.3% kanë thënë se kjo u ka ndodhur në institucionet e shëndetësisë. Qytetarët besojnë se korrupsioni në Maqedonia e Veriut është më i përhapuri në gjyqësor, dhe më pak i përhapur në mbrojtjen sociale. Mosbesimi në institucione është faktori kryesor i mos paraqitjes të korrupsionit. Pothuajse 70% e qytetarëve nuk dinë ku të raportojnë korrupsion”, thuhet mes tjerash në konstatimet e hulumtimit, shkruan Zhurnal.mk

Profesori i së drejtës penale, Bashkim Selmani thotë se korrupsioni si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror është një shqetësim serioz për Maqedoninë e Veriut. “Korrupsionin në nivel lokal është shqetësuese dhe nga ana tjetër duke ia shtuar edhe borxhin publik komunal kjo dyfish e rëndon zhvillimin dhe mbijetesën apo përmirësimin e jetës cilësore të qytetarëve si nëpër komuna ashtu edhe në vendbanimet në fshatra, pa transport publik, pa shumë shërbime tjera themelore të nevojshme dhe shumë keqpërdorime të tjera, qofshin nga shërbyes individual apo komunal. Korrupsioni është një metastazë që rrënon dhe dëmton gjithçka që është në interesin publik në Maqedoninë e Veriut dhe pa një strategji serioze nuk do të ketë zgjidhje por, akoma më shumë po rrënojnë jetën e qytetarëve dhe imazhin e vet shtetit ne nivel ndërkombëtar ku dëshmohet me vlerësimin e fundit për Maqedoninë e Veriut, sa më shumë që flasim për korrupsionin dhe  kriminalitetin në publik aq më shumë është vështirë për të gjet zgjidhje”, deklaroi për Zhurnal, Selmani.

Ndryshe, edhe hulumtimet e shumë organizatave tjera tregojnë se korrupsioni në nivel lokal dhe qendror në Maqedoninë e Veriut është një sfidë e madhe institucionale. Hulumtimi i OJQ “Infoqendra”, në kuadër të projektit “Reflektor mbi praktikat antikorruptive në nivel lokal”, publikuar në dhjetor të vitit të kaluar thotë se mbi 60 përqind e qytetarëve vlerësojnë se ka korrupsion në nivel lokal. Sipas hulumtimit në fjalë qytetarët vlerësojnë se korrupsioni në komuna, vërehet më së shumti gjatë punësimeve, emërimit të drejtorëve, dhënies së lejeve për ndërtim, mbikëqyrjes së inspektoratit, përpilimit të planeve detale urbanistike, furnizimeve publike, subvencioneve. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...