Kos: Gjatë mandatit tim, dua të përfundoj negociatat e anëtarësimit me dy ose tre vende nga Ballkani Perëndimor

nga Xh M

Bruksel, 16 shkurt – Ne duam që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së dhe kjo është e rëndësishme për paqen dhe sigurinë, tha Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos.

Sipas saj, ka dallime mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por gjatë mandatit të saj ajo pret që të përfundojnë negociatat e anëtarësimit me dy ose tre vende, që nënkupton mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave.

Bazuar në sistemin e meritave të deritanishme, Mali i Zi dhe Shqipëria janë përpara, por kur ka një lëvizje me Maqedoninë e Veriut, Maqedonia e Veriut mund të përparojë shpejt, tha Kos.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More