Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Kosi, vezët dhe mëlçia janë zgjidhja nëse jeni vazhdimisht i ftohtë: Ethet e dimrit janë një shenjë që nuk po hani sa duhet prej tyre!

Mungesa e një vitamine, si dhe e hekurit mund t’ju bëjnë mërdhac!

Nëse edhe ju bëni pjesë ndër njerëzit mërdhac, duhet ta dini që ajo nuk është vetëm ndjenjë por mbase edhe simptomë e mungesës së nutrienëve të caktuar të rëndësishëm siç është hekuri!

Profesoresha e mjekësisë Rosina Raj tha se niveli i dhjamit në trup është i rëndësishëm për ruajtjen e temperaturës. “Ai vepron si izolim, për shkak të të cilit njerëzit thatanikë shpesh janë mërdhac”, ka shpjeguar ajo.

Lodhja do të na bëjë mërdhac, mu si edhe mungesa e ujit, sepse edhe uji ndihmon trupit që më ngadalë të lirojë ngrohtësinë. Profesoresha Raj ka treguar që edhe lodhja ngadalëson metabolizmin, gjë që do të thotë që qarkullimi bëhet më i ngadalshëm dhe gjaku i ngrohtë më ngadalë shkon në ekstremitete.

“Shkaktarët e tjerë të mundshëm për ndenje të shpeshtë të të ftohtit, janë niveli i ulët i hekurit dhe i vitaminës B12, të cilat kanë rol të madh në rregullimin e temperaturës së trupit”, ka theksuar ajo.

Nëse mungon hekuri, patjetër duhet të hani më shumë panxhar të kuq, si edhe artikuj të pasur me vitaminën C, sepse ai ndihmon absorbimin e hekurit. Vitamina B12 gjendet në artikujt siç janë mëlçia, vezët, peshku ton, salmon, maja dhe produktet e qumështit.

Postime të ngjashme

Shtatë shenja që tregojnë se presioni juaj i gjakut është ‘jashtëzakonisht’ i lartë

D V

Nuk e shkakton klori i pishinës irritimin e syve, por djersa dhe urina

D V

Pesë rastet kur diabetikët duhet të shkojnë në urgjencë

D V

Ilaçet kundër kolesterolit dhe presionit të gjakut mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga COVID

D V

Trajtimi bashkëkohor i kolesterolit të ritur në gjak

Z H

Simptomat e nivelit të ulët të testosteronit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...