Kosnett falënderon Kosovën për ofrimin e mbrojtjes dhe strehimin e afganëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett për të diskutuar çështje të interesit të dyanshëm.

 

“Ambasadori Kosnett shprehu falënderimin e qeverisë së SHBA-ve për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Presidentja Osmani theksoi se qytetarët e Kosovës, nisur nga përvoja e kaluar, mirëkuptojnë nevojën për strehim të sigurt për personat e rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Presidentja Osmani nënvizoi se Republika e Kosovës do t’i qëndrojnë përkrah SHBA-ve dhe shteteve aleate duke dhënë kontributin e saj në paqen ndërkombëtare.

Osmani  po ashtu shprehu falënderimin për mbështetjen e SHBA-ve në ballafaqimin me pandeminë që nga donacionet në pajisje mjekësore dhe vaksina deri tek nismat për njoftim të publikut për masat mbrojtëse kundër Covid-19 dhe informimit të drejtë për vaksinat.

Po ashtu, Presidentja Osmani dhe ambasadori Kosnett diskutuan për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës në fushën e politikës së jashtme si dhe në realizimin e reformave në drejtësi dhe energjetikë.

Related posts

Mehaj takohet me zv.ambasadorin e Japonisë në Kosovë, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

D V

Sot nis gjykimi i Salih Mustafës në Gjykatën Speciale

D V

Zjarrfikësit që shpëtuan pasagjerët e autobusit: Asgjë nuk mund t’ju përgatisë për këtë tragjedi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More