Agjencia Zhurnal.mk

Kosnett kritikon retorikën politike në Kosovë, kërkon të ndalet gjuha raciste, seksiste e homofobia

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka kritikuar retorikën politike në Kosovë, pasi sipas tij, sikurse edhe në vendet tjera ajo dekradon në racizëm, seksisëm dhe homofobi.

Kosnett ka thënë se një gjë e tillë poshtëron ata të cilët bëjnë sulme të tilla në baza etnike, gjinore apo të orientimit seksual.

Ambasadori amerikan ka thënë që liderët politikë në Kosovë duhet që dekurajojnë një shëmti të tillë.

Sipas tij, duhet folur me fakte dhe jo fyerje.

“Reotirka politike në Kosovë, sikurse në vendet tjera, shpesh degradon në racizëm, seksisëm dhe homofobi. Kjo poshtëron ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë ato. Liderët kanë përgjegjësinë për të dekurajuar një shëmti të tillë. Fokusohuni në fakte, jo në ofendime”, ka shkruar Kosnettt në twitter.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...