Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kosova/ Bie numri i të vdekurve, 119 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët private, janë testuar gjithsej 474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 13.910 raste nga 53.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 551 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 187 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.300 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.059.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 35 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime.

Postime të ngjashme

Ministri gjerman tregon arsyen e vizitës në Prishtinë e Beograd

S.B.

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas arrin në Kosovë

S.B.

Murati sqaron vendimin për shtesat e pensioneve bazike

S.B.

AAK e quan skandaloze ndaljen e shtesave për pensionistët, kërkon nga Qeveria ta anulojë këtë vendim

S.B.

Osmani falënderon shefin e BE-së, Szunyog për vaksinat që janë siguruar nga BE-ja

S.B.

Tërmkolli reagon pasi Abdixhiku e takon Jusuf Buxhovin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...