Kosova dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po qëndron për vizitë treditore në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Në një shkrim në Twitter, ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë rënë dakord për një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, që mbulon fushat kryesore si trajnimi i përbashkët, angazhimi operacional dhe shkëmbimi i praktikave më të mira.

Tutje ministri ka thënë se marrëveshja u nënshkrua sot nga Ministri i Forcave të Armatosura.

Lidhur me këtë ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey, u shpreh se Kosova është një partner i çmuar i mbrojtjes dhe Britania do të vazhdojë të punojë ngusht për të siguruar stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Ishte fantastike të nënshkruaj një marrëveshje historike sot, e cila na vë themelet për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin tonë”, tha Heappey.

Ndërsa, gjatë kësaj vizite, Mehaj do të takohet me autoritetet më të larta në Drejtorinë e Politikave të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Drejtorinë e Integrimit Euro-Atlantik.

Po ashtu ministri do të vizitojë Qendrën e Luftërave Tokësore, Qendrën e Trajnimit Taktik të Komandës dhe Shtabit, Shkollën e Armëve të Specializuara, Divizionin e Zbulimit dhe Taktikave, Qendrën e Koleksionit të Armëve të Këmbësorisë, ndër të cilat përveç takimeve me autoritetet udhëheqëse do të takoj edhe kadetët dhe oficerët tanë që janë aktualisht duke u trajnuar në këto qendra.

Related posts

Pas tejkalimit të COVID-19, shtohet numri i pacientëve me probleme në zemër në QKUK

Z H

Mbi 300 mijë qytetarë të vaksinuar në Kosovë

Z H

Kosovë/ Rreth 400 milion euro më pak qarkullim si pasojë e anulimit të dasmnave

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com