Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kosova dhe Izraeli sot vendosin marrëdhëniet diplomatike

Kosova dhe Izraeli pritet që sot të nënshkruajnë marrëveshjen për marrëdhënie diplomatike midis tyre, njofton Insajderi.

Kjo do të bëhet përmes një ceremonie solemne virtuale.

Dy ditë më parë, këtë e ka bërë të ditur edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Ditën e hënë me datë 1 Shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ministrja në një postim në “Facebook.

Ndërsa dje, për të u deklarua edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Më 4 shator në takimin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, veç marrëveshjeve tjera, u bë dakordimi edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izrealit.

Postime të ngjashme

Aksidenti me autobus: 26 persona lirohen nga spitali, 15 vazhdojnë trajtimin

D V

Shoferit të autobusit të aksidentuar në Kroaci, i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve

D V

Aksidenti në Kroaci, avokati: Klienti nuk më tha se e kishte zënë gjumi, në mungesë të marrëveshjes nuk mund të ekstradohet në Kosovë

D V

Vozitjet e gjata që çojnë në vdekje

D V

Nesër në mbrëmje nisen për në Kosovë trupat e 10 personave të vdekur në aksidentin në Kroaci

D V

Sveçla: Shumica e të aksidentuarve duan të vijnë në Kosovë, një pjesë e tyre nga Kroacia duan të kthehen në Gjermani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...