Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid

Qeveria e Kosovës do të dorëzojë në Gjykatën Kombëtare të Drejtësisë një padi kundër Serbisë për krime lufte. Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për mediat, paralajmëroi se po bëhen përgatitje të mëdha për ta kallëzuar Serbinë për gjenocid.

“Kemi filluar punën për ngritjen e padisë për Serbinë. Do t’iu njoftojmë për këto përgatitje. Janë përgatitje gjigante, dhe një rast i tillë nuk guxon të humbet. Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, dhe kjo e Meriton një padi. Dhe qeveria e ka obligim ndaj historisë dhe ndaj ardhmërisë sonë.”

Në lidhje me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Kurti njoftoi se në qershor të këtij viti ai pritet të takohet me kreun e qeverisë serbe.

“Do të ketë një darkë pune me Përfaqësuesin e lartë të BE’së me Borellin më 18 maj. Takimi I 11 majit s’mbahet, sepse takimet mbahen kur pajtohen të gjithë. E kemi lënë që takimi I tillë të mbahet në muajin qershor.Sa i përket temave të diskutimit, do të jenë të tilla për të cilat pajtohen palët. Do të bisedojmë edhe me partitë politike opozitare edhe në Kuvend ku jemi bashkë.”

Më herët, kabineti miratoi progeramin e qeverisë për katër vitet e ardhshme ku fokusi do të jetë permballja e pandemisë si dhe zhvillimi ekonomik.

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Sot kujtojmë Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, UÇK-në dhe ata që dhanë jetën për liri

Dafina Vidishiqi

OVL proteston në shesh: Ministrat që fyen UÇK-në nuk ia dinë vlerën lirisë

Dafina Vidishiqi

A kanë të drejtë qytetarët të xhirojnë policinë?

Dafina Vidishiqi

Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Dafina Vidishiqi

ShSKUK: 115 pacientë në trajtim nga Covid-19

Dafina Vidishiqi

Haradinaj: Kosovë, urime Dita e Çlirimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...