Agjencia Zhurnal.mk

Kosova do të përpilojë listë të personave dhe organizatave që lidhen me terrorizmin

Prishtinë, 27 qershor – Zhurnal.mk – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot ka nënshkruar dekret me të cilin obligohen institucionet e sigurisë të përpilojnë listë të personave të vendit, grupeve dhe organizatave të involvuara për aktivitetet terroriste të cilët do t’u nënshtrohen masave kufizuese në territorin e Kosovës, bën të ditur korrespondentja e MIA-s në Prishtinë.

Në komunikatën e kabinetit të Thaçit thuhet se deri në krijimin e listës vendore, institucionet kosovare të sigurisë do ta realizojnë atë të BE-së e cila është plotësuar më 8 janar 2019.

“Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës obligohen të ndërmarrin masa adekuate konform praktikës ndërkombëtare ndaj të gjithë personave, grupeve dhe organizatave me listat e BE-së. Republika e Kosovës në kontinuitet e dëshmon luftën e pakompromis kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, duke dhënë shembull të mirë për tërë rajonin. Si pjesë aktive të aleancës globale kundër terrorizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, Republika e Kosovës do ta vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-të, BE-në dhe partnerët e tjerë në eliminimin e çfarëdo rreziku që i kanoset Kosovës dhe partnerëve të saj, qëndron në komunikatë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...