Kosova e dyta në botë më e varura nga thëngjilli për energji elektrike

Ndotja e ajrit është ndër problemet kryesore me të cilat Kosova përballet gjatë sezonit të dimrit. Ndër shkaqet primare për këtë është fakti se Kosova burim të parë të energjisë e ka thëngjillin.

Sipas disa statistikave të shpërndara nga ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi,  Kosova është vendi i dytë në botë më i varur nga thëngjilli.

Me këtë rast, ai ka thënë se planet për diversifikimin e burimeve të energjisë nuk janë çështje partie apo donatorësh dhe se Kosova ka nevojë për një plan tranzicioni me gazjellës.

“Kosova është vendi i dytë më i varur nga thëngjilli në planetin tokë. Planet për diversifikimin e burimeve të energjisë nuk janë çështje partie apo donatorësh – çështje interesi kombëtar. Ne kemi nevojë urgjentisht për një plan tranzicioni me gazsjellës në afat të mesëm dhe me energji të rinovueshme në afat të gjatë”, ka thënë ai.

Vlen të përmendet se çështja e gazsjellësit është temë aktuale në Kosovë pasi qeveria Kurti refuzoi projektin amerikan.

Po ashtu, kriza globale energjetike që përcillet me rritje çmimesh është paralajmëruar edhe në Kosovë nga vet akterë të qeverisë Kurti.

Related posts

Vitia takon sot kryetarët e komunave, do të diskutohet për masat antiCOVID

D V

Moti për sot, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh

D V

Kapiten Lirim Bllaca dhe Kadet Lisa Ramadani përfaqësojnë Kosovën në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More