“Kosova është Shqipëri” dhe flamuri gjigant kombëtar, tifozët e Kosovës dhuruan spektakël në ‘Friends Arena’

Tifozët shqiptarë ishin pika më e fortë e Përfaqësueses së Kosovës në humbje ndaj Suedisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Grupit B për Kupën e Botës “Katar 2022”.

 

Kosova u mposht nga Suedia me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Friends Arena’ të Stokholmit.

Golat në këtë fitore të Suedisë u shënuan nga Emil Forsberg (29’), Aleksander Isak (62’) dhe Robin Quaison (79’).

Megjithatë, për dallim nga paraqitja jo e mirë e ekipit, ajo e tifozëve shqiptar të Kosovës ishte thjeshte brilante.

Rreth 7-8 mijë shqiptarë ishin mbledhur në stadium për ta përkrahur Kosovën dhe koreografitë nuk munguan.

Një flamur gjigant kuqezi i shpalosur në tribuna ‘vodhi’ gjithë vëmendjen dhe nuk kishte mundësi si të mos përfundonte në çdo medium social.

Përveç kësaj, tifozët shqiptarë kishin bërë edhe një baner të madh.

Aty shënonte “Kosova është Shqipëri”, duke treguar patriotizmin e madh që mbretëron në zemrën e çdo shqiptari. /Telegrafi/

Related posts

Fjalët e para të Jose Mourinhos si trajner i Romës: Pres që klubi të më bëjë dhuratë në këtë afat kalimtar

D V

Denis Zakaria objektivi i madh i Napolit për mesfushën!

Z H

Ronaldo te Man City, gjithçka pritet të përfundojë brenda 24 orëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More