Kosova evakuoi dy shtetas, por sa kanë arritur vendet e tjera të evakuojnë njerëz nga Afganistani?

Që kur talebanët morën kontrollin në Kabul të dielën, shtetet kanë nxituar për të rikthyer shtetasit e tyre si dhe afganët që janë në rrezik nga regjimi i ri.

 

Deri më tani Shtetet e Bashkuara kanë evakuuar numrin më të lartë të afganëve.

Falë ndihmës së SHBA-së dhe shteteve evropiane, Kosova ka arritur që të evakuojë dy shtetas të cilët janë në një shtet tjetër të sigurt, emri i të cilit shtet nuk bëhet i ditur, dhe do të kthehen shpejtë në Prishtinë.

Shtetet e Bashkuara në total kanë evakuuar mbi 5,200 njerëz, përfshirë 2,000 në 24 orët e fundit.

Uashingtoni është zotuar të evakuojë 22,000 afganë të konsideruar në rrezik dhe të gjithë 15,000 shtetasit amerikanë që janë ende në Afganistan.

Presidenti Joe Biden tha se askush nuk do të mbetet mbrapa dhe operacioni i evakuimit mund të vazhdojë përtej 31 gushtit, si afati që ishte lënë për tërheqjen e plotë të amerikanëve nga Afganistani.

Sipas të dhënave nga Reuters, Britania e Madhe që nga e diela ka evakuuar rreth 1,200 njerëz, përfshirë afganë.

Gjermania ka tërhequr 500 persona, përfshirë edhe 100 afganë. Franca ka evakuuar 209 persona, përfshirë 184 afganë.

Spanja ka tërhequr 500 persona, ndërsa Holanda ka rikthyer 35 shtetas të saj si dhe ka shprehur gatishmërinë për të marrë 1,000 afganë.

Danimarka ka evakuuar 84 persona, Hungaria 26 shtetas të saj, Polonia 50 persona, Republika Çeke 46 persona përfshirë afganë, Japonia 12 punonjës të ambasadës, Australia 26 persona përfshirë afganë. India 170 persona si dhe Turqia 552 shtetas të saj. Zvicra synon që të evakuojë 230 afganë.

Related posts

Ipeshkvi Dodë Gjergji: Festojmë bashkë se është fe e vëllezërve tanë

D V

Krasniqi takon shefin e EULEX-it: Kosova ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë

D V

Osmani për aksidentin në Kroaci: Lajm tragjik e i rëndë për vendin tonë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com