Agjencia Zhurnal.mk

Kosova i ka filluar negociatat për ta siguruar vaksinën për COVID-19

Kosova ka nisur negociatat me partnerët ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e shëndetësisë si, Agjencinë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për ta siguruar vaksinën kundër Coronavirusit, në momentin kur një vaksinë e tillë prodhohet dhe kualifikohet për përdorim te njerëzit, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Aktualisht, në botë janë duke u zhvilluar mbi 100 vaksina potenciale kundër Coronavirusit.

Njëzetenjë vaksina janë në fazën e provave klinike dhe të gjitha vendet po përpiqen t’i sigurojnë ato.

Vendet më të vogla dhe të varfra në përgjithësi përpiqen të sigurojnë vaksinën përmes skemave të përbashkëta ndërkombëtare, siç është COVAX, e udhëhequr nga OBSH-ja, Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI) dhe Gavi (Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin).

Shkrimi i plotë në Radio Evropa e Lirë

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...