“Kosova ka bërë një hap historik”, Banka Botërore publikon një video për transformimin e Kosovës në donatore të IDA-s

nga D. V.

Banka Botërore ka publikuar një video të shkurtër që tregon historinë e suksesit të Kosovës, e cila tashmë është donatore në kuadër të Asociacionit për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA), duke theksuar angazhimin e vendit për mbështetjen e shteteve në nevojë.

Në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë thuhet se ky transformim simbolizon një hap të rëndësishëm për Kosovën, duke kaluar nga një vend përfitues i ndihmës ndërkombëtare në një kontribuues aktiv për zhvillimin global.

“Si donatore e IDA-s, Kosova bashkohet me vendet e tjera që mbështesin financiarisht projektet zhvillimore në shtete që përballen me sfida të mëdha ekonomike dhe sociale, duke dëshmuar gatishmërinë e saj për të kontribuar në solidaritetin ndërkombëtar dhe ndarjen e përvojës së saj të zhvillimit”, thuhet tutje.

Më poshtë mund ta gjeni videon e publikuar nga Banka Botërore për transformimin e Kosovës në donatore të IDA-s.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More