Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kosova lehtëson pjesërisht masata kufizuese

Nga nesër (e hënë) nisin shërbimet e gastronomisë dhe hapen qendrat tregtare duke i respektuar masat anti COVID-19. Kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 22:30 deri në 05:00.
Qeveria e Kosovës është mbledhur sot për të marrë vendim lidhur me masat e reja anti COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në bazë të analizave të fundit, kanë ardhur me propozim vendim për masat e reja që kanë të bëjnë me heqjen e disa kufizimeve të pjesshme.

“Nga data 19 prill [nesër], institucioneve publike dhe private iu lejohet ta vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyre të rregullt duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë”.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitete, mirëpo duhet të mbahet distanca e tavolinave”.

Vitia po ashtu ka njoftuar se edhe qendrave tregtare iu lejohet që të vazhdojnë aktivitetet e tyre, por gjithnjë duke i respektuar masat për mospërhapjen e pandemisë.

Ndërsa sa i përket orës kufizuese, ai ka thënë se fillon në orën 22:30 dhe zgjatë deri në 05:00 të mëngjesit.

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Kosova shpreson në tërheqjen e investimeve amerikane

N E

Vdes një persona si pasojë e nje aksidenti në Prishtinë

N E

Enver Hoxhaj: Ambiciet për kryetar do t’i them në kryesi

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...