Agjencia Zhurnal.mk

Kosova me plot risi kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve të zgjedhur për dy ndeshjet e radhës të Kosovës, të cilat do të zhvillohen në muajin qershor.

Gjatë muajit qershor, Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Fillimisht, “Dardanët” do të përballen me Malin e Zi më 7 qershor në Podgoricë, ndërsa tre ditë më vonë do ta vizitojnë Bullgarinë në Sofje, raporton Gazeta Express.

Trajneri Bernard Challandes ka vendosur të vjen me disa risi për këto dy ndeshje. Fillimisht, Florent Hadërgjonaj, i cili së fundi e ka shkëmbyer Zvicrën me Kosovën, përfshihet në këtë listë.

Përveç Hadërgjonajt, risi në skuadrën e Kosovës janë edhe Ibrahim Dresheviq, që luan për Heerenveenin, Anel Rashkaj, që luan për Eskilstunan, Ylldren Ibrahimaj, që luan për Viking.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...