Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Kosova – Moldavia: Qëndrimi në Ligën C dhe rikthimi te fitoret pas dhjetë ndeshjeve – qëllimi kryesor i Dardanëve

Kosova do të zhvillojë sonte (e mërkure) takimin e fundit në Ligën e Kombeve, përkatësisht Liga C, Grupi 3.

Përfaqësuesja jonë do të jetë nikoqir i Moldavisë për takimin që fillon nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

‘Dardanët’ do të tentojnë të fitojnë me çdo kusht këtë sfidë, pasi në rast të dështimit, do të binin në Ligën D, aty ku ishin në edicionin e kaluar.

Kosova, si mysafir i Moldavisë kishte arritur që të merrte një pikë, ndërsa sonte në folenë e tyre kanë shansin që të marrin tri pikë për të vazhduar qëndrimin në Ligën C edhe për edicionin e ri.

Bernard Challandes sërish nuk do të jetë në sotlin e ekipit tonë, shkaku i infektimit me COVID-19, derisa strategjitë e tij do t’i jetësojë ndihmës trajneri, Muharrem Sahiti.

Edhe një barazim nuk do të prishte punë për tanët, pasi aktualisht kanë dy pikë, një më shumë se Moldavia.

Qëllimi i gjithë kësaj përballje qëndron në atë se Kosova duhet të fitojë këtë me patjetër, në mënyrë që të rikthehen te fitoret pas dhjetë ndeshje.

Dardanët kanë tetë humbje dhe dy barazime në dhjetë takimet e fundit, andaj fitorja ndaj Moldavisë mund të sillte një ndryshim rrënjësor për ta. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Notat e lojtarëve: Republika Çeke 0-1 Anglia, paraqitje e mirë e Grealish

Dafina Vidishiqi

Kroacia fiton ndaj Skocisë dhe siguron pjesëmarrjen në 1/8 e finales

Dafina Vidishiqi

Me fitore ndaj Republikës Çeke, Anglia e mbyll fazën grupore si lider

Dafina Vidishiqi

Ka përfunduar Evropiani për Dembele, ai do të operohet dhe do të mungojë së paku tre muaj

Dafina Vidishiqi

Kroacia dhe Skocia po luajnë baras pas 45 minutave të para

Dafina Vidishiqi

Sterling e kalon Anglinë në epërsi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...