Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kosova ndan 20 milion euro ndihmë për bizneset

Një pako stimuluese financiare në vlerë rreth 20 mijë euro është miratuar në Qeveri, nga e cila do të përfitojnë bizneset dhe të punësuarit që u afektuan nga masat e fundit anti-Covid, nëpunësit shëndetësorë dhe zyrtarët e policisë, si dhe qytetarët përfitues të skemave sociale.

Nëpërmjet njërit vendim janë ndarë 6 milionë euro për subvencionimin e pagave dhe qirave të bizneseve që u mbyllën pas masave restriktive të vendosura për periudhën 7 deri më 18 prill.

“Vendimi ka për qëllim të subvencionojë shpenzimet operative bazë të bizneseve, sikurse që janë pagat dhe qiratë deri në 50 për qind. Në vendim janë detajuar llojet e veprimtarive ekonomike që përfitojnë nga ky subvencionim e që përfshijnë por nuk kufizohen në sektorin e gastronomisë dhe bizneset tjera që i zhvillojnë veprimtaritë ekonomike si qendrat tregtare të tipit të mbyllur, si dhe bizneset tjera që janë ndikuar nga ky vendim”, ka thënë Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Me mbi 5 milionë euro të tjera Qeveria ka ndarë shtesë mujore mbi pagë prej 150 eurosh për mjekët dhe infermierët, kurse stafi mbështetës nga 100 euro. Për zyrtarët aktivë policorë shtesa në pagë do të jetë 100 euro.

Ndërkaq 8.5 milionë euro janë ndarë për mbulimin e kostos së shtesave për skemat sociale dhe pensionale për muajt prill, maj dhe qershor. Kjo kategori do të përfitojë 30 për qind mbi shumën e rregullt që ka marrë deri tash.

Në Qeveri kanë thënë se nuk do të ketë një plan për rimëkëmbje ekonomike, pa imunizimin e popullsisë ndaj virusit që e ka shkaktuar pandeminë.

“Pa u trajtuar problemi shëndetësor, pa u arritur niveli i duhur i imunizimit është vështirë të flasim dhe këtë problem nuk e kemi vetëm ne, por e kanë edhe të gjitha vendet e botës”, ka shtuar Murati.

Në të njëjtën mbledhje të Qeverisë janë marrë edhe disa vendime tjera të sponsorizuara nga ministritë e sektorit të ekonomisë. Janë emëruar anëtarë të rinj të Bordit të Telekomit, si dhe janë zëvendësuar anëtarët në Komisionin ndërministror për investime strategjike.

Postime të ngjashme

Përfaqësuesi i Bashkimti Evropian në Kosovë: Qeveria duhet të tregojë kujdes në procesin e vettingut në drejtësi

N E

Kosova me masa të reja kundër Kovid-19

N E

Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid

N E

Albin Kurti takon Kryetarin e Bashkisë së Athinës

N E

Kroacia i quan spekulime histerike deklaratat e Serbisë për bazën ushtarake në Kosovë

N E

Digjet një pjesë e spitalit të Vushtrrisë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...