Kosovë

Kosova nderon me medalje Presidentin Trump

Zhurnal Ads

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të nderohet nga Kosova me medalje, për rolin e tij për ta ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në arritjen e marrëveshjes sa i përket normalizimit të raporteve ekonomike, shkruan Reuters.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në letrën të cilën e ka parë Reuters, ka informuar Trumpin se do të pranojë medaljen e Kosovës, Urdhri i Lirisë.

Me medalje do të bëhen edhe këshilltari për Siguri Kombëtare i Trumpit, Robert O’Brien si dhe emisari i posaçëm amerikan për bisedimet Kosovës Serbi.

Kujtojmë që Kosova dhe Serbia janë pajtuar në Uashington për një bashkëpunim ekonomik, ndërsa tani mbetet të trajtohet edhe normalizimi politik.

Në letrën dërguar Trumpit, Thaçi shpreh “mirënjohje për kontributin e dhënë për marrëveshjen”, duke e ftuar që ta vizitojë Kosovën.

Postime të ngjashme

Haradinaj i kërkon BE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

admin

Pas “kërcënimit të Vuçiqit për luftë të dhunshme në Kosovë”, Osmani kërkon ndërhyrjen e BE-së dhe NATO-s

S.B.

COVID-19, 41 pacientë po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...