Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me një institucion të rëndësishëm në Iowa

Ministri i Bujqësisë Faton Peci po qëndron në një vizitë zyrtare në SHBA.

Peci thotë se sot janë hedhur hapat e parë drejtë një bashkëpunimi Kosovë-SHBA në sektorin e bujqësisë.

“Në kuadër të vizitës sime në Iowa, kam nderin dhe kënaqësinë që përmes Memorandumit të Bashkëpunimit që nënshkruam sot së bashku me Ann Marie VanderZanden, përfaqësuesen e Programeve Akademike në Universitetin e Shtetëror të Iowas, hodhëm hapin e parë drejtë një bashkëpunimi të mirëfilltë me qëllim avancimin e sektorit të bujqësisë”.

🇽🇰🤝🇺🇸Në kuadër të vizitës sime në Iowa, kam nderin dhe kënaqësinë që përmes Memorandumit të Bashkëpunimit që nënshkruam…

Posted by Faton Peci on Monday, September 20, 2021

Ministri i Bujqësisë shkruan tutje se Iowa është ndër vendet me bujqësinë më të zhvilluar në SHBA dhe botë dhe sipas tij edhe bujqësia e Kosovës do të përfitojë në këtë drejtim.

“Duke pasur parasysh që Iowa jo vetëm në SHBA por edhe në të gjithë botën është një ndër shembujt kryesorë për zhvillimin e bujqësisë, nënshkrimi i këtij memorandumi do të ketë impakt pozitiv për bujqësinë në Kosovë pasi që përmes projekteve konkrete do të adaptohen qëllimet strategjike duke i kontribuuar zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe jo vetëm”.

“Krahas kësaj, shkëmbimi i eksperiencave me ekspertë të këtij Universiteti do ta lehtësojë avancimin e sektorit përmes praktikave më të mira bujqësore të Iowës”, ka shkruar tutje Peci.

Related posts

Ministria e Shëndetësisë thërret qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19 edhe gjatë fundjavës

D V

Një dekadë punime në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, qytetarët të mllefosur

D V

Policia në veri ka filluar me shpërndarjen e letrave ngjitëse për targa

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More