Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Kosova për herë të parë në Golden Globes me filmin “Exil”

Kosova bënë historinë duke u futur për herë të parë në Golden Globes me filmin “Exil” nga Visar Morina, kjo u bë e ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.”Exil”nga Visar Morina do të prezantohet në edicionin e 78-të të ‘Golden Globes’.

Filmi përcjell tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

Në filmin “Exil” luajnë një kastë brilante e aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Ameli Kabashi etj. ‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.

Postime të ngjashme

Ministria e Kulturës në vitin 2021 me mbështetje të projekteve për zhvillim, afirmim dhe promovim të kulturës

D J

Mesazhi në kryeveprën “Britma” hap kapitull të ri në biografinë e Munchut

S.B.

Filmi shqiptar korr sukses në Toronto

S.B.

Marjana Kondi feston 60- vjetorin e lindjes dhe në mes të qindra dhuratave tërhoqi vëmendje ajo e veçanta

T E

Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës me koncert në Maqedoninë e Veriut

S.B.

“L’Albanese D’Italia”, gazeta e parë shqiptare

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...