Kosovë

Kosova pranon donacion 1.5 milionë euro për të blerë teste PCR

Zhurnal Ads

Fondacioni ‘Soros’ ka ndarë 1.5 milionë euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Donacioni i radhës na vjen nga Soros”, ka shkruar Zemaj, derisa ka shtuar se ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit COVID-19 në Kosovë,

Zemaj shkruan se lajmin për donacionin nga Fondacioni “Soros” është kumtuar nga drejtori ekzekutiv i Fondacionit Shoqëri e Hapur (KFOS), Luan Shllaku.

“Donacioni i radhës na vjen nga ‘Soros’. Në takimin e sotëm me Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), u informova se Fondacioni ‘Soros’ ka ndarë 1.5 milionë euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë. Ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare. Shpreha falënderimin në emër të Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen e këtij segmenti të rëndësishëm në luftën kundër Covid-19. Gjithashtu falënderoj edhe kryeministrin zAvdullah Hoti për angazhimin e tij për dhe rreth këtij donacioni duke iniciuar atë.

Postime të ngjashme

Hoti: Kosova dhe Serbia po i përafrojnë qëndrimet, ka progres në draftimin e marrëveshjes finale

admin

Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Koha e konflikteve ka kaluar, zgjidhje përmes dialogut

S.B.

Këto janë akuzat që rëndojnë mbi Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...