Kosova regjistron 11 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1 mijë 366 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,531.

Në total numri i rasteve aktive është 99.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar me koronavirus 107.894 pacientë, derisa kanë vdekur 2.264.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.546 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 305.991 doza të vaksinës.

Deri më sot 88.961 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Related posts

Kusari-Lila: Bisedimet që po zhvillohen në Bruksel nuk janë të lehta

D V

Qytetarët e Kosovës nga sot mund të aplikojnë për termine në ambasadën gjermane për viza pune

N E

Abdixhiku për shtyrjen e zgjedhjeve lokale: LVV po e shfrytëzon tragjedinë për përfitime politike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More