Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kosova regjistron 514 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 514 raste të reja me koronavirus.

Kjo është shifra më e lartë e infektimeve brenda një dite që është regjistruar në Kosovë, që kur u paraqitën rastet e para me koronavirus më 13 mars.

IKSHPK-ja thotë se rastet e reja dalin pas testimit të 1,750 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe për tre raste të vdekjeve, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus, të arrijë në 681.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej marsit e deri më 31 tetor janë regjistruar 19,842 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Prej tyre, 15,520 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 3,641.

Ndër masat e reja janë kufizimi i veprimtarisë së qendrave tregtare dhe sektorit të gastronomisë nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Po ashtu, personat mbi 65 vjeç do të kenë orar të lëvizjes. Ata mund të dalin nga ora 06:00 deri në orën 10:00 si dhe nga ora 16:00 deri në ora 19:00.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se masat e reja do të rishqyrtohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike.

Postime të ngjashme

Anëtarja e kryesisë së LDK-së kritikon Gërvallën pas paraqitjes në Këshill të Sigurimit

S.B.

Emra të rinj, qëndrime të vjetra – Raport për Kosovën në OKB/ Përfaqësuesi i Rusisë kërkoi largimin e flamurit, britaniku e kundërshtoi

S.B.

Sot mbahet takimi i Këshillit të kryetarëve komunal për masat antiCOVID, do të japin sugjerime si të veprohet më tutje

S.B.

Sot nis procesi i vaksinimit antiCOVID për të moshuarit në shtëpitë e kujdesit dhe pacientët në dializë

S.B.

​Haxhiu, Lekaj, Kadaj-Bujupi dhe Baftiu dalin para drejtësisë

S.B.

13,236 raste aktive me coronavirus në Kosovë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...