Agjencia Zhurnal.mk

Kosova sot zhvillon ndeshjen historike ndaj Çekisë

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Çekisë do të luajnë sot (e enjte) në mbrëmje përballjen e madhe të tyre për Euro 2020.

Dardanët janë mysafirë të Çekisë në takimin e shtatë të vlefshëm për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes është në vendin e tretë, me një pikë më pak se Çekia dhe do të tentojë fitoren për t’iu ofruar kualifikimit.

Në anën tjetër, vendasit çek nuk kanë arsye të sulmojnë pasi do të ishin shumë të kënaqur edhe me një barazim, pasi do ta mbante diferencën me Kosovën.

Takimi mes këtyre dy përfaqësuesve është i paraparë të zhvillohet në “Doosan Arena” të Plzenit me fillim nga ora 20:45.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të luajnë me formacionet më të mirë të mundshme, pasi sigurisht që kanë edhe mungesa të rëndësishme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...