Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kosova tashmë është palë e barabartë me rrjetet tjera të transmisionit në Evropë

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka mbajtur takimin e parë për vitin 2021 me akterët e sektorit të energjisë: Korporatën Energjetike të Kosovës, Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit të energjisë elektrike të Kosovës, KEDS-in dhe KESC-on.

Ky ishte takimi i parë mes këtyre akterëve pas pavarësimit energjetik të Kosovës, si rezultat i Marrëveshjes së Kyqjes mes KOSTT dhe Rrjetit Evropian të Transmisionit ENTSO-E.

Ministri Blerim Kuçi i falënderoi secilin prej tyre për punën e treguar gjatë periudhës tranzitore 14-31 dhjetor 2020, ku është dëshmuar edhe ndaj Swissgrid-it që Kosova është e aftë të operojë në zonë të përbashkët rregulluese Kosovë-Shqipëri.

Kjo marrëveshje për Kosovën ka shumë dobi të cilat vetëm se kanë filluar të ndjehen, sipas kryeshefit të KOSTT, Mustafë Hasani.

“Kosova tashmë është palë e barabartë me rrjetet tjera të transmisionit në Europë, gjithashtu operojmë si Zonë e përbashkët Rregulluese Kosovë-Shqipëri dhe kemi filluar të inkasojmë të hyrat nga energjia transite, që më parë janë marrë nga operatori serb”, ka thënë Mustafa.

Në anën tjetër, kryeshefi i KEK-ut, Luigj Imeri tregoi se në ditën e fundit të fazës tranzitore, më 31 dhjetor 2020, ka pasur një defekt në njërin prej blloqeve të KEK-ut, por është evituar shumë shpejtë dhe në bashkëpunim me KOSTT e kanë stabilizuar energjinë elektrike që shkon tek konsumatorët.

Në krahasim me natën e ndërrimit të mot-moteve 2019-2020, ky ndërrim i mot-moteve 2020-2021, sipas Bujar Jupajt nga KEDS, ka qenë më i stabilizuar duke iu falënderuar motit të butë dhe gatishmërisë së ekipeve në terren.

Petrit Pepaj, drejtor i ZRRE-së, lavdëroi gjithashtu punën e gjithë hallkave që mundësojnë furnizimin me energji elektrike, duke potencuar se Kosova është vonuar në instalimin e kapaciteteve të reja gjeneruese.

Në fund ministri Blerim Kuçi duke u ndërlidhur me fjalën e drejtorit të ZRRE-së, ka folur për kapacitetet e reja gjeneruese.

“Jemi në rregull me kapacitetet gjenerike nga energjia e ripërtëritshme, mirëpo stabilitet energjetik kemi vetëm nga gjenerimi me anë të thëngjillit, pasurisë sonë natyrore. Kjo është dëshmuar që është edhe më e sigurt, po në këtë kohë kur kemi pasur fazën tranzitore të operimit si të pavarur, e që kemi pasur bllokadë nga linjat e transmisionit me Serbinë”, ka thënë ministri Kuçi në fund të takimit, duke i falënderuar secilin nga pjesëmarrësit, mirëpo edhe gjithë stafin mbështetës të tyre.

Postime të ngjashme

Ish-deputeti i LDK-së: Në udhëheqësinë e partisë, duhet të thyhet monopoli

T E

Fatmir Sejdiu për Isa Mustafën: Thoshte se fitoj me duar në xhepa

T E

U shënua 24-vjetori i rënies së heroit Besnik Restelica

T E

Haki Abazi mbetet jashtë Kuvendit

T E

Reagon Hoti pas aksionit të policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

S.B.

Tre të vdekur dhe 461 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...