Agjencia Zhurnal.mk

Kosova U19 e mbyll rundin kualifikues për EURO pa fitore

Ekipi kombëtar U19 i Kosovës, e ka mbyllur rrugëtimin në rundin kualifikues për Kampionatin Evropian U19 pa asnjë fitore, duke pësuar sot disfatë me rezultat 2:0 kundër nikoqirit Uellsit.

Kosova U19 e zhvilloi sot ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit 5 kualifikues për Kampionatin Evropian U19 dhe e pësoi disfatën e dytë nga tri ndeshjet e zhvilluara, duke mbetur kështu jashtë Evropianit për të rinjtë, që do të zhvillohet verën e ardhshme, raporton Gazeta Express.

“Dardanët” e rinj humbën sot kundër Uellsit, që ishte nikoqir për të gjitha ndeshjet e këtij grupi, në të cilin morën pjesë edhe Polonia dhe Rusia.

Kosova e nisi rrugëtim në këtë grup me një barazim me Kombëtaren e Rusisë, por pastaj pësoi disfatë në ndeshjen kundër Polonisë, para se të mposhtej sot edhe nga Uellsi.

Nga Grupi 5 janë kualifikuar Uellsi dhe Rusia në rundin elitar të kualifikimeve për Evropianin U19. Pastaj, fituesit e shtatë grupeve elitare do t’i bashkohen Irlandës Veriore në finalet e kampionatit, që do të zhvillohet nga 19 korriku deri më 1 gusht të vitit të ardhshëm.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...