Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kosovarët që ia mësyjnë Kanadasë duhet t’i kenë parasysh këto rregulla

Qytetarët që do të udhëtojnë drejt Kanadasë nga data 7 janar duhet të përfillin disa masa të reja të ndërmarra nga shteti kanadez për të luftuar përhapjen e virusit korona.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Kanada kanë njoftuar se secili udhëtarë mbi moshën 5 vjeçare duhet të kenë rezultatin negativ të testit COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë.

Po ashtu sipas masave të reja qytetarët që udhëtojnë drejt Kanadasë duhet të vetizolohen për 14 ditë.

“Lusim të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që do të udhëtojnë nga data 7 janar 2021 (e enjte) drejt Kanadasë, që të përfillin masat më të reja të ndërmarra nga shteti kanadez për të luftuar përhapjen e virusit COVID 19. Qeveria kanadeze përmes një njoftimi, informon të gjithë udhëtarët të cilët dëshirojnë të fluturojnë drejt Kanadasë se duke filluar nga data 7 janar 2021: – secili udhëtarë mbi moshën 5 vjeçare duhet të posedojë rezultatin negativ të testit anti COVID 19, jo më të vjetër se 72 orë; – secili udhëtarë, pas arritjes në Kanada duhet të vetizolohet për 14 ditë; – për planin e karantinimit (vetizolimit) udhëtarët duhet që ta përdorin aplikacionin ose webfaqen ArriveCAN (shih vegzën më poshtë), ku duhet t’i japin kontaktet e tyre si dhe planin 14 ditor të karantinimit para hyrjes në Kanada”, thuhet në njoftimin nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Kanada.

https://arrivecan.cbsa-asfc.cloud-nuage.canada.ca/auth?fbclid=IwAR0dvR2DuJctr_BZGvHuZbKHtbmMICmecnhJIL1Ec2h9IORkrWS3kUn0JiU

Postime të ngjashme

Kërkohet të mos ketë shtyrje të testit të arritshmërisë dhe maturës

T E

17 deputetët që kanë fituar më së shumti legjislatura

T E

Vdes nga Coronavirusi peshkopi Atanasija

T E

Këta janë 120 deputetët e rinj të Kosovës

T E

Votat e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër

S.B.

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, për 24 orë shënohen shtatë vdekje dhe 591 raste të reja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...