Agjencia Zhurnal.mk

Kosovarët zgjedhin Shengjinin për pushime

Që nga 1 maji kur është hapur sezoni veror për turistë në plazhin e Shëngjinit, shumë qytetarë të Kosovës e kanë zgjedhur këtë vend për t’i kaluar pushimet.

Por, rruga për të hyrë në këtë qytet, merr këtë pamje nga tollovia me vetura. Për këtë, të dielën ka ndërhyrë Policia.

Turistë nga vende të ndryshme të Kosovës, thonë se arsyet pse zgjedhin Shëngjinin si vend për të pushuar, janë çmimet e lira dhe kushtet e mira.

Ndonëse për akomodim paguajnë mbi 20 euro, ata që po e kalonin vikend këtu thonë se çmimet në fillim të sezonit janë të arsyeshme.

Derisa bizneset pohojnë se këtë vit pritet të ketë rritje të turistëve deri në 30 përqind.

Sipas tij, kushtet në plazhin e Shëngjinit janë më të mira sesa në vitet e kaluara, derisa po bëjnë investime më të mëdha për t’u ofruar pushuesve ambient më të përshtatshëm. Bizneset dhe pronarët e bujtinave e hoteleve kanë thënë se çmimet do të rriten nga 1 korriku.

Plazhet e Shëngjinit janë destinacion i kosovarëve edhe për shkak të afërsisë. Ndërkaq, bizneset dhe autoritetet lokale ende nuk kanë vendosur roje bregdetare.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...