Kosovë

Kosovë, 1 mijë e 853 raste aktive me COVID-19

Zhurnal Ads

615 persona në Kosovë kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona. Ndërsa, nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, numri i rasteve pozitive me këtë virus ka shkuar në 15 mijë e 142 raste.

Në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), tregohet se deri më tani 12 mijë e 674 persona janë shëruar nga virusi korona.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 79 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 104, kurse është raportuar për dy raste të vdekjes.

E numri i rasteve aktive është 1 mijë e 853 raste.

Derisa kanë publikuar të dhënat, IKSHPK ka shkruar edhe se “Situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik. Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%”.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë). Numri total i rasteve pozitive është 15.142 raste nga 62.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853”, bëhet e ditur nga IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë. /Kosovapress/

Postime të ngjashme

Kosovë/ 1 mijë e 328 raste aktive me COVID-19

admin

Gjuriq: Heqja e temave politike dhe hyrja e Prishtinës në Mini-Shengen, mrekulli e vërtetë

admin

Për 24 orë policia arreston 19 persona

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...